Përleshje në Prishtinë: Lëndohen tre persona, arrestohen pesë

Përleshje në Prishtinë: Lëndohen tre persona, arrestohen pesë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një përleshje e cila ka ndodhur rreth orës 20:00 në Prishtinë në rrugën “Ibrahim Luftiu”, në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri”. Ndërsa janë arrestuar pesë të tjerë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është raportuar se gjatë përleshjes është përdorur edhe një armë zjarri, e cila është konfiskuar.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë rrahur në mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit, katër janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri do të dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që, kishte urdhër arrest nga gjykata”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:

Back to top button