“Përmbytet” nga turistët Porti i Pireut në Greqi, mbi 100 mijë nisen drejt ishujve në pak orë

“Përmbytet” nga turistët Porti i Pireut në Greqi, mbi 100 mijë nisen drejt ishujve në pak orë

Rritje masive turistësh po shënohen  në portin e Pireut në Greqi. Fluksi më i madh i turistëve është parashikuar që të arrijë kulmin më 15 gusht.

Sot pritet të nisen 26 897 pasagjerë nga porti i Pireut me destinacion ishujt Ciklad Kretë, Rodos dhe Egjeun verior.

Për të shtunën në të njëjtat destinacione pritet të nisen 31.556 pasagjerë , ndërsa të dielën  20.519 pasagjerë, raporton Protothema.gr. 

Nëse përfshihen edhe anijet që nisen për në destinacionet e Argosaronikut , të cilat vlerësohet se do t’i shërbejnë afërsisht 25,000 pasagjerëve në tre ditët e ardhshme , më shumë se 100,000 pasagjerë pritet të nisen vetëm nga porti i Pireut në këtë periudhë treditore.

LEXO EDHE:

Back to top button