Përpjekja e dytë e Koresë së Veriut për të nisur një satelit zbulues ka dështuar
Përpjekja e dytë e Koresë së Veriut për të nisur një satelit zbulues ka dështuar

Pheniani – Koreja e Veriut tha se përpjekja e saj e dytë për të nisur një satelit zbulues dështoi sot dhe njoftoi një përpjekje të tretë në tetor.
Agjencia e lajmeve KCTA e Koresë së Veriut raportoi se lëshimi dështoi për shkak të një gabimi gjatë një prej tre fazave të fluturimit të raketës. Më parë, ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut lëshoi një raketë me rreze të gjatë veprimi, me gjasë një raketë hapësinore.
Përpjekja e parë e Koresë së Veriut për të nisur një mjet lëshues që mbante një satelit zbulues në maj dështoi pasi raketa ra në det pak pas lëshimit.