Përplasje me armë zjarri në Çair (foto)

Pasditen e sotme pas orës 15:00 në afërsi të kompleksit Çairçanja në Çair, para një dyqani për pjesë veturash janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve okular, përplasja ka ndodhur mes dy grupesh të rinjsh të cilët, pas përplasjeve fizike, kanë përdorur edhe automatik të tipit kallashnikov. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin në fjalë, ndërsa trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar tërësisht. Trafiku për momenti është riorientuar për nga Rruga e Plastikeve.

- Advertisment -

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button