Përplasje mes partive për letërnjoftimet, kryeministri s’e sheh aktin si kontestues

Me ekip kreativ institucionet mundësuan të shtypen letërnjoftime të reja pa ndryshime zyrtare të Ligjit për Letërnjoftime, kështu kryeministri Zoran Zaev e arsyetoi lëshimin e letër njoftimeve pa u miratuar ligji në Kuvend. Për këtë zgjidhje origjinale institucionet kanë punuar dy muaj.

“Kreativiteti i shërbimeve juridike, kryesisht nga Ministria e Brendshme, së bashku me legjislacionin, përcaktuan se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është një bazë e mjaftueshme dhe vetë Kushtetuta e shtetit është bazë e mjaftueshme. Bazuar në nenet 13, 14 dhe 23 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u gjet formulim ligjor dhe falënderoj vërtet për këtë kreativitet shërbimet e ekspertëve në Ministrinë e Brendshme, këtu në Qeveri , legjislacion, të gjithë ata që kanë gjetur një mënyrë.”- deklaroi Zoran Zaev.

Sipas VMRO-së opozitare, deklarata e Zaevit është nebulozë.

 “Zaev me mashtrimet e tij nuk mund ta relativizojë faktin se 40 mijë qytetarë i la në frikë për mundësinë e funksionimit të tyre normal dhe t’i shfrytëzojnë të drejtat dhe obligimet e tyre në një, për momentin, vetëm në fjalën, vend demokratik. Gjithmonë kur ai është mbështetur në murrë për shkak të mos funksionimit të sistemit, Zaev ulë nivelin e komunikimit për ta relativizuar problemin, por kjo nuk i ndryshon faktet”- pohoi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Problemi me letërnjoftimet u shkaktua me ndryshimin e softuerit në MPB për shtypjen e letërnjoftimeve të reja me emrin e ri kushtetues dhe ligjit amë i cili duhej të mundësojë shtypjen e këtyre ekzemplarëve të bllokuara në Kuvend, kështu që të gjitha dokumentet personale duhej të shtypen me emrin e vjetër, Republika e Maqedonisë. Për ligjin e ri janë dorëzuar mbi 1500 amendamente kryesisht nga E Majta, pasi Besa kërkoi që në letërnjoftime të qëndrojë edhe përkatësia etnike.

 Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button