Personi i plagosur në përleshjen e sontme, është jashtë rrezikut për jetë

Personi i plagosur në përleshjen e sontme, është jashtë rrezikut për jetë

Personi i plagosur në përleshjen e sontme është jashtë rrezikut për jetë dhe pas sanimit të plagëve është lëshuar për kurim shtëpiak.

“Sonte rreth orës 20:15 me automjet privat është sjell një person për kontroll në Klinikën tonë. Është konstatuar plagë nga armë zjarri në këmbën e majtë dhe një plagë më e madhe në gjurin e djathtë. Janë bërë intervenimet dhe incizimet e nevojshme, pas çka pacienti është lëshuar në kurim shtëpiak”, njoftojnë nga Spitali i Qytetit, përcjell Alsat.

Ndryshe sot pak pas orës 20:00 në afërsi të kafe barit “Shisha Bar” persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri ndaj dy personave të cilët kanë mbetur të vrarë në vendngjarje. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva (Zhilla) dhe Enes Iseni (Laçi).  Informata më të hollësishme nga MPB-ja për ngjarjen e sontme priten gjatë ditës së nesërme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button