Përurohet rruga që lidh fshatrat e malësisë së Sharrit
Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga kabineti i tij ka inauguruar sot asfaltimin e aksit rrugorë që lidh fshatrat Sellcë, Llacë e Vicë të malësisë së Sharrit.
Rruga vetëm në fshatin Llacë të Tetovës është hapur dhe asfaltuar me një gjerësi prej 1200 metër gjatësi dhe një sipërfaqe prej më shumë se 5.000 metër katror. Vlera e projektit nga projekti i komunës ka kushtuar rreth 12 milion denarë ndërsa me anekset, janë shtuar edhe mbi 2 milion denarë, ndërsa kompania që ka asfaltuar rrugën ka bërë donacion 1.3 milion denarë. Ndërsa në Sellcë, projekti ka kapur vlerën prej 18 milion denarë. Në total, në këtë priojekt janë asfaltuar rreth 9.000 metër rrugë, ndërsa në realizim e sipër në këtë rrugë është edhe ndriçimi publik, vijëzimi si dhe ndërtimi i një numri mbajtës për siguri më të madhe në rrugë”.
“Falë realizimit të këtij projekti, është realizuar një rrugë moderne së paku gjashtë metër e gjerë, pora dy korsi nga tre metra, ndërsa në pjesën e kthesave deri në 8 metër gjerësi. Në total janë asfaltuar rreth 9.000 metër rrugë dhe janë vendosur anësore mbrojtëse në gjatësi 1.5 kilometër. Këto investime kanë transformuar rrugët në hapësira moderne dhe të sigurta për qarkullim, por edhe në vende për ecje dhe rekreacion nga qytetarët”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës./Alsat.mk








