Pesë persona u lënduan nga sulmi rus afër Khersonit

Pesë persona u lënduan nga sulmi rus afër Khersonit

Pesë persona janë lënduar gjatë një sulmi rus në një stacion ndihme në Ukrainën jugore, ka pohuar një këshilltar i lartë i presidentit të vendit.

Sipas medieve të huaja, Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës, tha se sulmi ndodhi në qytetin Bilozerka, në perëndim të qytetit të Kherson.

Qyteti kishte qenë nën pushtimin rus, por u çlirua së fundmi nga trupat ukrainase javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Tymoshenko tha se qendra kishte shpërndarë bukë në kohën e sulmit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se më shumë se 16,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, por Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.

LEXO EDHE:

Back to top button