Vartësi i presidentit Vuçiq, Petar Petkoviq që gjithashtu udhëheq me të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe ka thënë se protestat e sotme në Serbi kanë për qëllim ta ndalojnë progresin e Serbisë.
Sipas Petkoviqit kryeministri Kurti i mbështet protestat në Serbi, pasi partitë opozitare serbe do ta njohin pavarësinë e Kosovës shkruan kosovoonline.
“Ky është një indikator se Prishtina dhe Kurti i mbështesin bllokadat e rrugëve dhe përkrah opozitën në Serbi të cilët do të pajtoheshin nesër që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Petkoviq.
Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin duke bllokuar rrugët dhe urat.
U raportua edhe për incidente e përleshje mes protestuesve dhe përkrahësve qeveritarë.








