Pilot-projekt për dixhitalizimin e Komunave, qytetarët në mënyrë elektronike t’i paguajnë taksat

Qendër Zhupa, Bogovina, Sveti Nikolla, Prilepi dhe Kumanova janë pilot komunat në të cilat qytetarët do të kenë mundësinë, që në mënyrë elektronike t’i paguajnë taksa komunës, ndërmarrjeve publike, të aplikojnë online për vullnetarë, pa pasur nevojë të shkojnë fizikisht në komunë. Fondi për Zhvillimin Teknologjik, së bashku me UNDP, kanë hapur Thirrjen publike për kompanitë vendase, që do të mund të aplikojnë për të zhvilluar një mjet që do tu ndihmojë komunave të digjitalizohen. I gjithë projekti ka vlerë rreth 64 mijë euro, dhe paratë janë siguruar nga UNDP.

“Zgjidhjet do të jenë plotësisht në dispozicion për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale. Kjo do të thotë që sapo të zhvillohen kompanitë, ato do të qëndrojnë në dispozicion për implementim falas në të gjitha komunat e tjera. Thirrja zgjat deri më 15 Tetor dhe ne presim që zgjidhjet të zhvillohen brenda 30 ditësh”, tha Jovan Despotovski, drejtor i FITR.

“Me thirrjen publike që po shpallim sot së bashku me Fondin, shpresojmë se do ta përdorim fuqinë inovative të sektorit privat, për të zhvilluar mjete digjitale që jo vetëm do të ndihmojnë komunat të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë efektive në kushte kufizuese të pandemisë, por gjithashtu do t’i bëjë shërbimet publike më të arritshme dhe rezistuese ndaj krizave të ardhshme”, u shpreh Narine Sahakjan, përfaqësuese e UNDP-së.

LEXO EDHE:

Back to top button