Piloti hero, qëndroi deri në fund në avionin ushtarak pas shpërthimit që të mos përplasej mbi zonën e banuar

Piloti hero, qëndroi deri në fund në avionin ushtarak pas shpërthimit që të mos përplasej mbi zonën e banuar

Një ngjarje tragjike ndodhi një natë më parë në Itali, pasi një avion luftarak Eurofighter shpërtheu në ajër pranë aeroportit të rindërtuar të Trapanit.

Ndërkohë që disa orë pas aksidentit është gjetur i pajetë edhe piloti i cili është identifikuar si Fabio Antonio Altruda 33-vjeç me origjinë nga Caserta.

Nga hetimet e para rezulton se avioni ka marrë flakë në ajër si pasojë e ndonjë defekti teknik, ndërsa mendohet se piloti ka qëndruar deri në fund brenda në avion pasi nuk ka dashur që Eurofioghter që ai drejtonte të rrëzohej në zona të banuara, ku sigurisht pasojat do të ishin edhe më tragjike.

Ndërkohë që mbetet për tu zbardhur gjithçka vetëm pasi të rikuperohet kutia e zezë.

LEXO EDHE:

Back to top button