Pirlo nis aventurën me Karagumrkun në Turqi

Andrea Pirlo është emëruar zyrtarisht në krye të klubit të Karagumruk në Superligën turke. Pas eksperiencës me Juventus, turqit bëhen ekipi i dytë që ish-mesfushori i famshëm merr në dorëzim, ndërsa ka firmosur një kontratë njëvjeçare.

Për Karagumruk, emërimi i Andrea Pirlos në krye të skuadrës cilësohet si një lëvizje tejet e bujshme për vetë prestigjin që ka italiani teksa do të tentojë me turqit kualifikimin në Kupat e Europës edicionin e ardhshëm.

Në sezonin e fundit, Karagumruk e mbylli kampionatin në vendin e tetë, por me Pirlon në stol pritshmëritë e tifozëve janë rritur dhe i mbetet teknikut të sapoemëruar t’i respektojë ato e për të marrë edhe ai vetë më shumë famë në profesionin që sapo ka nisur ta praktikojë.

LEXO EDHE:

Back to top button