Pishtari për Lojërat Olimpike në Paris u ndez në Olimpin e lashtë në Athinë

Pishtari për Lojërat Olimpike në Paris u ndez në Olimpin e lashtë në Athinë

65-vjeçari Stratos Klimou ka 40 vjet që mbledh pishtarë olimpikë. Koleksioni i tij është në ekspozitë në bashkinë e Olimpias së lashtë. Të preferuarat e tij, thotë ai, janë pishtarët për lojërat e Londrës 1948 dhe lojërat e Melburnit 1956. Ai i ka mbledhur nga dyqanet antike, si dhe në internet. Ekspozita do të udhëtojë gjithashtu në Paris nga fundi i korrikut deri në fund të Lojërave, më 11 gusht. Paris 2024 do të fillojë më 26 korrik. Sakaq, pishtari për Lojërat Olimpike në Paris u ndez në Olimpin e lashtë në Athinë. Aktorja greke, Mary Mina,  ndezi pishtarin duke përdorur një flakë rezervë në vend të një pasqyre parabolike që përdoret zakonisht, për shkak të reve, për fillimin e një stafete në Greqi dhe Francë. Më pas ndezi pishtarin e vrapuesit të parë të stafetës, kampionit olimpik të kanotazhit të Greqisë. Pas një vrapimi të shkurtër, ai më pas ia dorëzoi flakën fitueses tri herë olimpike të Francës në not dhe drejtueses së stafetës së pishtarit olimpik të Parisit, si përfaqësuese e qytetit pritës. Flaka do t’u dorëzohet organizatorëve të Lojërave të Parisit më 26 prill pas një stafete 11-ditore në të gjithë Greqinë. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button