Pjesë të katër komunave të Shkupit pa energji elektrike sot
Disa përdorues nga komunat Karposh, Gjorce Petrov, Aerodrom dhe Kisella Vodë do të jenë pa energji elektrike për disa orë sot, njofton QRUK-Shkup.
Nga ora 08:30 deri në orën 12:00, përdoruesit e Bulevardit “Partizanski Odredi” numër 125-2 në komunën e Karposhit do të jenë pa energji elektrike, nga ora 9:00 deri në orën 13:00, disa përdorues të rrugës “Shidska” në komunën e Gjorçe Petrov, nga ora 9:00 deri në orën 14:00, disa përdorues të rrugës “Todor Çangov” 30 dhe 38 në komunën e Aerodromit, dhe nga ora 11:00 deri në orën 13:00, disa përdorues të rrugës “Gjorçi Dinkata” pranë shkollës fillore “Kuzman Shapkarev” në Kisella Vodë.








