Plagosje e trefishtë në Vlorë

Plagosje e trefishtë në Vlorë

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e trefishtë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri banal mes tre personave, ku Mexhit Hyskaj 40 vjeç, ka plagosur dy të rinjtë, janë Kevin Nuredini 23vjeç, Ervis Sejko 35 vjeç. Më pas ai ka plagosur dhe veten.

Nuk dihet ende arsyeja e sherrit, që më pas ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button