Plani i vaksinimit, mjekët amë ankohen për angazhime shtesë

Përderisa jemi në pritje të vaksinave anti kovid, aktivizimin e këtij plani nacional do ta bëjnë mjekët amë. Në fakt, mjekësia primare pritet të përpiloj lista të pacientëve të tyre sipas prioriteteve dhe të caktoj terminë përmes sistemit elektronik. Përveç revoltës së mantel bardhëve të shtëpisë, për mbi ngarkimin e punës së tyre, siç e quajnë, administrative përmes “Termini im”, ata thonë se do të jetë e pamundur të kapërdijnë fluksin e pjesës tjetër të punës së përditshme nëpër ordinanca. Nga Oda e Mjekëve presin që gjatë javës të takohen me autoritetet relevante për ti përcaktuar kushtet e punës.

- Advertisment -

Të gjithë ata që e kanë kaluar virusin korona i kemi në sistem, mbi 95 mijë qytetarë të vendit deri më tani. Kemi njerëz që nuk e dinë nëse e kanë qenë të infektuar nga COVdi-19, por për tu vaksinuar ata patjetër duhet të testohen. Të enjten do ta dimë më detajisht cilat do të jenë hapat dhe obligimet e vetë pacientëve dhe cilat do të jenë përgjegjësitë e mjekëve amë sipas sistemit ‘Termini im” – deklalroi Kalina Grivçeve Stardelova, Oda e Mjekëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se gjithçka është e paraparë me plan dhe askush nuk do të ngarkohet më tepër se sa kanë obligime profesionale. Sipas këtij dikasteri sistemi i vaksinimit ka funksionuar edhe më parë për vaksinat e gripit sezonal, por tani do të zbatohet në rrethana tjera.

Konkretisht për vaksinën kineze të ‘SinoFarm’ terminet për vaksinim në Institucionet publike shëndetësore do të jenë të rezervuara nga 10 minuta për çdo pacient. Qendrat e vaksinimit do të punojnë në dy turne me qëllim të arritjes së sa më shumë numri të pacientëve në bazë ditore – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Afër një vit angazhim prej kur se ka nisur pandemia, mjekët amë thonë se gjithçka ka nisur prej tyre duke udhëzuar pacientët e tyre sipas simptomalogjisë për ekzaminime të mëtejme në detektimin e virusit korona. Madje sipas tyre përcaktimi i testeve dhe përshkrimi i terapive anti kovid përmes mjekëve amë ka bërë që të mbush kupën e ankesave të tyre në mbingarkimin e sistemit shëndetësor gjatë ballafaqimit me pandeminë e shkaktuar nga virusi korona.

Adnan Qaili

 

LEXO EDHE:

Back to top button