Rritet numri i të papunëve në Strugë

Në Strugë, për 10 muaj, apo nga marsi i vitit 2020 deri në janar të këtij viti, numri i të papunëve u rrit për 57 për qind. Respektivisht, numri i të papunëve është rritur me 1,800 persona dhe në vend të 3,140 kërkuesve aktivë të punës, tani janë 4,940 të papunë të ri. Biznesmenët e qytetit thonë se shumë biznese të vogla dhe të mesme u kanë vënë çelësin dyerve ose janë para vendimit për mbyllje. Shkak për këtë është situata me Kovid 19 dhe masat për mbrojtje. Ata kërkojnë ndihma shtetërore të drejtohet në ekonomi, por gjithashtu të urdhërojë bankat të shtyjnë pagimin e kredive edhe për një kohë. Më e goditur është industria e mishit.

“Ne si sektor që jemi absolutisht të varur nga puna e hotelierisë dhe objektet tregtare, mosfunksionimi i tyre dhe pamundësia për të organizuar ngjarje si dasma dhe ahengje, përbën problem serioz në funksionimin tonë të përgjithshëm. Prandaj ne jemi në një situatë ku kemi probleme serioze dhe humbje në punën tonë. Humbjet janë të mëdha me qindra mijëra euro”, tha Mevmed Xhemailoski, pronar i fabrikës së mishit.

Probleme ka edhe në sektorin e bujqësisë. Ata thonë se janë prekur shumë nga kriza, ndërsa subvencionet, sidomos ato për qumështin, nuk janë paguar ende.

“Ne ballafaqohemi me lëndë të parë më të shtrenjtë. Është shtrenjtuar edhe ushqimi për kafshët. Ndërsa për disa herë më shumë është shtrenjtuar edhe nafta. Ndihma nga shteti me naftë të gjelbër është e vogël. Me atë naftë të gjelbër ne nuk mund të mbërrijmë as në fushat tona“, pohoi Brane Damjanoski, pronar i një ferme lopësh.

“Marrim disa subvencione minimale, por është vështirë. Kam shumë miq që kanë mbyllur dhe anuluar bizneset e tyre shumëvjeçare. Bëhet gjithnjë e më e vështirë. Nuk shohim shpresë se diçka do të përmirësohet”, tha Kaim Zejnel,  biznesmen.

Përveç kësaj, në Strugë kishte edhe sezon të dobët turistik dhe numër i vogël i mërgatës vizitoi qytetin gjatë verës. Parashikimet nuk janë shpresëdhënëse as për sezonin e ardhshëm turistik.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button