Platformë online për denoncimin e ndotjes së ambientit

Inspektorati i Mjedisit Jetësor ka prezantuar platformën online ku qytetarët do të mund të paraqesin raste të ndotjes në kohë reale. Drejtoresha e këtij inspektorati, Ana Petrovska, tha se do të merren parasysh të gjitha rastet e paraqitura nga qytetarët, megjithatë gjatë konferencës përmendi edhe mungesën e kuadrit. Për momentin ky inspektorat ka në dispozicion 11 inspektorë. Mirëpo shpreson se gjatë këtij vitit do të zgjerojnë ekipin e deri sa të ndodhë kjo do të bashkëpunojnë me inspektorët komunal.

Paraqitja do të jetë në kohë reale, pra Inspektorati do të mundet menjëherë të pranojë ankesën. Ajo bëhet pjesë e sistemit tonë për alarmim apo për hapje të një urdhërese për inspektim të jashtëzakonshëm. Paraqitja e rasteve mund të bëhet në dy mënyra, njëra është përmes Facebook dhe tjetra përmes e-mailit, përmes web faqes. Qytetarët duhet të shohin nga vjen ndotja dhe të thonë saktësisht lokacionin – tha Ana Petrovska- U.D Drejtoreshë e Inspektoratit të Mjedisit.

Dejan Andonov, nga Instituti për Studime Komunikimi tha se kjo platformë do të ndihmojë inspektoratet që të jenë më transparent rreth inspektimeve në terren dhe masave që ndërmarrin.

Një nga gjetjet ishte se Inspektoratët që kanë kompetenca në sferën e Mjedisit Jetësorë, nuk janë mjaftueshëm transparent në atë që nuk i informojnë mjaftueshëm qytetarët, nuk ndajnë informacione rreth inspektimeve që realizojnë dhe çfarë masash marrin – deklaroi Dejan Andonov, Instituti për Studime në Komunikim.

Nga Inspektorati i Mjedisit Jetësor shpresojnë se përmes kësaj platforme dhe bashkëpunimit të qytetarëve do të ulet niveli i ndotjes dhe se numri i mos respektuesve të ligjit do të ulet gjithashtu.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button