Situata në Konjare “zgjoi” institucionet

Nga inspektimi i Jashtëzakonshëm që Inspektorati i Mjedisit i ka bërë punës së kompanisë “ Europrogress”  në lumin Pçinjë në Konjare të Mesme, ekzistojnë dyshime për parregullsi. Drejtoresha, Ana Petrovska, tha se raporti ende nuk është gati, por thotë se kanë dyshime të cilat duhet t’i shqyrtojnë lidhur me dhënien e koncesionit dhe nëse kompania është duke punuar siç parashikohet në marrëveshje.


Kemi çështje  të hapura në lidhje me dhënien e lejeve dhe mënyrën e punës. Sot deri tek Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dorëzuam shkresë, përmes së cilës kërkojmë që të na përgjigjen në pyetjet. Për momentin nuk mund të shpalos se për çfarë pyetjesh bëhet fjalë apo çfarë të dhënash. Megjithatë pres që Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike të dalë urgjentisht në terren dhe të përgjigjen në pyetjet tona deri në fund të kësaj jave, për atë se a janë dhënë koncesionet sipas ligjit dhe a punon koncesioneri sipas rregullave’ deklaroi Ana Petrovska- drejtoreshe e Inspektoratit të Mjedisit.

Koncesioni që ka kompania “ Europrogress”  për eksploatim rreth lumit Pçinjë,  për të cilin tashmë sa kohë ankohen banorët e fshatit Konjarë e Mesme, këtë herë ka mobilizuar institucionet. Ministri i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë, Naser Nuredini, thotë për Televizionin Alsat se nëse kontatohen parregullësi do të ndërmerren masat e nevojshme. Sipas tij, ky rast mund të jetë shkak për të inicuar ndryshime në ligjin që rregullon këtë sferë, në mënyrë që elaborati të mos jetë i përhershëm, por të përseritet në disa vjet.


“Nëse ka punime jashtë marrëveshjes që është dhënë, atëherë normalisht që do të merren masa. Ky koncesion është dhënë në vitin 2011 dhe elaborati ka kaluar në ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe në bazë të asaj ka korniza se ku mund të punohet.  02:30 Duhet të veprojmë në bazë të ligjit, nëse nuk punohet në bazë të rregullores, atëherë do të ndërpritet. Do të ulemi me ministrinë e Ekonomisë dhe do të marrim një vendim’ pohoi Sinkron: Naser Nuredini- ministër i Ekologjisë.

Pronari i Kompanisë, Qazim Osmanoviq , i cili tha se reagimin e tij do ta japë pas transmetimit të kronikës tonë të parë që lidhej me këtë rast, është në pritje të raportit nga inspektimi i jashtëzakonshëm. Ministria e Ekonomisë, tashmë disa vite, i ka dhënë koncesion kompanisë “ Europrogres” për shfrytëzimin rërës jashtë shtratit të lumit Pçinjë që kalon në Konjare. Koncesioni u dha në vitin 2011 dhe u vazhdua në vitin 2019. Është pikërisht ky koncesion që ka shkaktuar revoltën e banorëve të fshatit Konjarë e Mesme. Këta të fundit thonë se kompania në fjalë nuk po u përmbahet pikave të marrëveshjes, pasi ka gërmuar më thellë se sa parashikohet, dhe me këtë ka devijuar rrjedhën normale të lumit duke zhdukur një sipëraqe të konsiderueshme toke shumë prodhuese.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button