“Plehrat” mbi kokë të ministres shqiptare, pamjet që tregojnë rastin në Shkodër

Ministrja e Qeverisë së Shqipërisë Edona Bilali, ka publikuar disa pamje poshtë një pallati teksa shfaqet duke pastruar mjedisin.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh sensibilizues për qytetarët që e ndotin ambientin duke i hedhur plehrat vend e pa vend.

Në video ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bilali duket teksa pastron, kur një djalë hedh qesen me plehra.

Ajo e merr dhe ia kthen pas duke thënë: Edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehrat nga dritarja!.

LEXO EDHE:

Back to top button