Enca \“Nëse do të isha ushqim, çfarë ushqimi do të isha?”, fansat reagojnë menjëherë

" "

Ndonëse është rikthyer prej disa ditësh në Shqipëri, Enca Haxhia, po vazhdon të sjellë akoma fotografi të tjera nga pushimet në Dubai.

Artistja e njohur kësaj radhe ka publikuar dy imazhe të reja, që duket t’i ketë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe në fotot që ka sjellë së fundmi në profilin e saj në instagram ajo ka provokuar jo vetëm me foton por edhe me mbishkrimin.

“Nëse do të isha ushqim, çfarë ushqimi do të isha?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotove.

Reagimet ndërkohë kanë qenë të menjëhershme, derisa fansat kanë etiketuar ushqimet e tyre të preferuara.

“Torte me qumësht”, “Sheqerpare”, “Llokum me arra”, “Pjeshkë” – kanë qenë vetëm disa prej komenteve që i janë bërë 26-vjeçares.

LEXO EDHE:

Back to top button