“Plodnost”, ndërhyrje e parë laparoskopike

Në spitalin privat “Pllodnost” në Manastir është kryer ndërhyrja e parë laparaskopike gjinekologjike te një paciente 52 vjeçare me kancer në endometriumin e mitrës. Përmes ndërhyrjes laparaskopike është bërë heqja e mitrës, vezorëve dhe gjëndrave limfatike. Ndërhyrja e tillë tejet e ndërlikuar është operacioni i parë i këtij lloji i bërë në Maqedoni. Ndërhyrja ka zgjatur 3 orë e gjysmë. Pacientja pas tre ditësh kurim në spital, është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Ekipi që bëri ndërhyrjen më të ndërlikuar në Maqedoni është i përbërë i nga vëllezërit Hristijan dhe Sinisha Tërpçevski, anesteziolog Filip Trajkovski dhe të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button