Po ankoheni për çmimet në bregdetin shqiptar, ky është vendi në Adriatik ku një picë kushton 53 euro

Po ankoheni për çmimet në bregdetin shqiptar, ky është vendi në Adriatik ku një picë kushton 53 euro

Lajmi se një picë, jo në restorant, por në një furrë buke kushton 53 euro apo 400 kuna, ka bërë jehonë në të gjithë Kroacinë.

Kosovarët kanë filluar të ankohen se në bregdetin shqiptar nuk janë çmimet si më parë, pasi ato janë rritur shumë. Çmimet janë rritur gjithandej Europës shkaku i krizës që ka nxitur lufta në Ukrainë dhe postpandemia, e ndoshta në bregdetin shqiptar pak më shumë, por Shqipëria krahasuar me vendet e rajonit vazhdon të ketë ofertën më të lirë turistike.

Mediat kroate raportojnë se nëse çmimi do të ishte 53 kuna dhe jo 53 euro për një picë, ndoshta askush në Kroaci nuk do të ishte folur për këtë rast. Por tani kjo është bërë temë që dominon diskursin publik.

“Të paguash 53 euro për një picë, dhe atë në një furrë buke duket paksa çuditshme. Kjo furrë buke është në qytetin e Hvarit, dhe ky qytet për çmimet më të shtrenjta në Kroaci. Kafeja pihet normalisht me 1.5 deri në 2 euro në vendet tjera, ndërsa në Hvar ajo kushton 3.2 euro apo 24 kuna. Kështu ka qenë prej vitesh: por diçka ka ndryshuar. Papritur, atje shkojnë turistë të shumtë. Hvar ka qenë gjithmonë një destinacion pak më i shtrenjtë. Por tani është një destinacion gjithnjë e më i zakonshëm për turistët e rinj që mbërrijnë me fluturime të lira për disa netë argëtimi të mirë”, raporton RTL kroat.

“Ne prej tre ditësh këtu për të shijuar edhe jetën e natës, që është shumë e mirë, por edhe e shtrenjtë”, ka thënë Noemie nga Franca.

“Erdha në Kroaci për shkak të festivalit Ultra, kështu që shkova edhe në Hvar, sepse dëgjova se ishte vend i gjallë. Është bukur”, tha Lamia nga Azerbajxhani.

“Është më e shtrenjtë se në Split, por është në rregull. E pranueshme për turistët ndoshta, nuk di për vendasit”, tha Ferida nga Egjipti.

Turistët e rinj dhe të zhurmshëm që kërkojnë argëtim nuk janë ata për të cilat shpreson Hvar.

“Duhet të përshtatemi me motin dhe të ftuarit që kemi dhe duhet ta bëjmë më të mirën. Duhet të punojmë që të kemi mysafirë më të mirë. Por ne duhet ta bëjmë atë në nivel shtetëror”, tha Marino Radojkoviq , pronar i picerisë.

Si kudo tjetër, edhe në Hvar, inflacioni ndikoi në rritjen e çmimeve. Edhe pse gjithçka këtu ishte pak më e shtrenjtë se sa në vendet tjera.

“Në bazë të rritjes së çmimit të të gjitha lëndëve të para dhe produkteve energjetike, ne e shoqëruam edhe këtë rritje çmimi. Por e them sërish se do kishte rritje drastike të çmimeve kjo do të vihej re, sepse mysafirët do të ankoheshin”, tha Nada Vukasoviq, pronare e hotelit dhe barit.

“Espresso mund të pihet në Hvar për 15 HRK, çmimi nuk është shumë i lartë, dhe ndonjëherë mund të ofrohet një zbritje për mysafirët vendas. Por në disa kafene, kafeja me qumësht kushton 24 kuna, në një furrë buke një copë pice kushton 40 kuna (5.3 euro), në një piceri një picë e plotë kushton nga 70 deri në 100 kuna. Por, lajmi se një picë e tërë në një furrë buke kushton 400 HRK (53 euro) ka bërë jehonë në të gjithë Kroacinë”, thotë gazetarja që shkoi në qytet për të realizuar kronikën.

“Copa ishte 40 HRK. Që është rreth 5 euro. Është pak e kushtueshme, por në rregull. Kemi vizituar edhe qytete të tjera të shtrenjta si Parisi, Mynihu, kështu që jemi mësuar me këto çmime”, tha Ferida nga Egjipti.

“Kam jetuar në Gjermani, kam studiuar atje. Dhe e gjithë pica kushtonte 8 deri në 9 euro. Pra, një copë pica, e cila nuk është e freskët, është shumë e shtrenjtë për të qenë i sinqertë”, tha egjiptiani Safaa.

“Një koktej ishte rreth 100 kuna, andaj duhet të shpenzosh për ta shijuar, për t’u dehur dhe për t’u argëtuar”, tha turistja Lamia.

“Nëse je turist, kushton më shumë, nëse je vendas dhe i njeh njerëzit, atëherë shumë më pak”, tha Vid Vekiq, një shofer taksie.

Sigurisht, atyre që punojnë në turizëm nuk u pëlqen epiteti i destinacionit më të shtrenjtë.

“Unë mendoj se Hvar nuk është shtrenjtë. Ka gjithçka për të gjithë. Ata që duan më lirë mund të shkojnë ku ka më lirë, ata që duan më shtrenjtë mund të shkojnë ku është më shtrenjtë. Listat e çmimeve janë të dukshme kudo. I shikoni, dhe zgjidhni nëse i doni apo jo”, tha pronari i picerisë.

“Kemi klientë që na vijnë çdo ditë për të pirë kafe dhe është disi e logjikshme që mysafirët tuaj të rregullt t’i shërbeni me zbritje ose t’i trajtoni”, tha një pronare e hotelit dhe restorantit.

Megjithatë sipas RTL Kroacia, shumica e turistëve po kënaqeshin dhe po paguanin sado që kjo kënaqësi kushton. Ndërsa, fakti se çmimet janë të shtrenjta për vendasit, kjo është një histori krejtësisht tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button