“Po gatuhet një rritje e pagave në mënyrë selektive” – Të punësuarit në Ministrinë e Financave protestuan sot

“Po gatuhet një rritje e pagave në mënyrë selektive” – Të punësuarit në Ministrinë e Financave protestuan sot

Gazetar: Adnan Qaili

Rreth 300 të punësuarit në Ministrinë e Financave protestuan para godinës së dikasterit të tyre. Ata pretendojnë që ministri me kabinetin e tij po “gatuan” një formë të rritjes së pagave në mënyrë selektive, shkruan Alsat.

Ata dolën të shprehin revoltën e tyre, por policia menjëherë mënjanoi organizatorët që t’iu tërheq vërejtën se kjo nuk është paralajmëruar në MPB dhe u kanoset rreziku për gjobitje për prishje të rendit dhe qetësisë.

“Meqë të punësuarit e ministrisë kanë dal jashtë ata duhet të kujdesen për sigurinë e qytetarëve. Na thanë në atë drejtim që mos të prishet rendi dhe qetësia publike”, tha Bojan Tripunovski, Sindikata e SPOGJ.

Ndonëse me vendim të Gjykatës Kushtetuese plotësimi i pagave prej 30% është pezulluar, me kornizën re ligjore sindikalistët thonë se vetëm të privilegjuarve do tu rikthehet shtesa prej 30%, disa të tjerëve 15% dhe shumica e të punësuarave do të mbeten pa asnjë rritje. Bojan Tripunovski nga Sindikata e SPOGJ-it tha se nëse nuk firmoset kontrata kolektive, do të hynë në grevë të punësuarit në Ministrinë e Financave.

“Indiciet tona tregojnë se tani më po bëhen disa gjëra që dikush do të përfitojë 30%, disa 15% por shumica e të punësuarave nuk do të kenë aspak rritje që do të shkaktoj revoltë të madhe në Ministrinë e Financave. Hapat e radhës janë që ne iu dorëzuam marrëveshjen kolektive, shpresoj që të vetëdijesohen dhe ta nënshkruajnë që rritja të jetë e barabartë për të gjithë 30%. Pas përfundimit të zgjedhjeve do të kalojmë në grevë dhe kështu do përpiqemi të realizojmë të drejtat tona”, u shpreh Bojan Tripunovski, Sindikata e SPOGJ.

Sindikalistët thonë se buxheti për vitin 2024 ka paraparë rritje për të gjithë 550 të punësuarit në Ministrinë e Financave, dhe të tjerët në Drejtorinë për çështje pronësore-juridike dhe në Byronë për prokurim publik.

Protestuesit kërkojnë kthimin e shtesës 30% të pagës, të cilën e morën gjatë vitit 2023, por së fundmi u pezullua nga Gjykata Kushtetuese. Kjo erdhi pasi pati ankesa në Kushtetuese se këta të punësuar privilegjohen nga të tjerët në sektorin publik, të cilët kanë kompleksitetin dhe volumin e njëjtë në punë, por që marrin paga më të ulëta në nivel shtetëror./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button