Pogba ka paguar 100 mijë euro për personat që e kërcënojnë
Paul Pogba tashmë ka paguar një shumë të konsiderueshme parash, pra 100 mijë euro, personave që e kërcënojnë


Pogba është viktimë e kërcënimeve dhe tentativave për zhvatje, i ka paguar kriminelët 100 mijë euro.
Sipas France Info, shuma është paguar në mars të vitit 2022, kur zhvatësit kërcënuan futbollistin profesionist në periferi të një ndeshjeje ndërkombëtare për kombëtaren franceze.
Gjatë ditëve të fundit, Paul Pogba ka qenë në qendër të vëmendjes pasi vëllai i tij Mathias postoi një video në të cilën ai tha se do të zbulonte të gjitha gjërat e këqija që di për të.
Matias Pogba trondit botën e futbollit me një video të postuar në Instagram në të cilën ai flet se sa i keq është vëllai i tij.
Ndaj tij ka nisur një hetim. Pogba i tha policisë se Matias dhe miqtë e tij po tentonin ta shantazhonin dhe zhvatnin para, ata i kërkuan 13 milionë euro.
Mediat franceze raportojnë se Paul ka paguar tashmë 100 mijë euro pasi është kërcënuar, por ka refuzuar të japë më shumë para, gjë që Mathias i është përgjigjur me një video, në të cilën përmend edhe Kylian Mbappe.