Si u transformua bosi i kriptove në “gangster”, demaskohet turku i arrestuar në Shqipëri

Si u transformua bosi i kriptove në “gangster”, demaskohet turku i arrestuar në Shqipëri

Turku Faruk Fatih Ozer, i njohur si “bosi” i kriptomonedhave i arrestuar sot në Vlorë ka pësuar një transformim total gjatë qëndrimit prej një viti në Shqipëri.

Mediat turke kanë publikuar edhe një foto të Faruk Ozer, i cili është transformuar tërësisht nëse e krahasojmë më fotot e mëparshme dhe videot ku ia prononcohej si CEO i kompanisë Thodex.

28-vjeçari turk është pjesë e një grupi me 21 të pandehur, 6 prej të cilëve janë të burgosur, të dyshuar se kanë viktimizuar mijëra njerëz përmes shkëmbimit të parave kripto Thodex, ndërsa mbi të rëndonte një njoftim me kod të kuq nga Interpoli.

Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat turke, Özer akuzohet për “krijim dhe drejtimi të një organizate me qëllim të kryerjes së krimeve”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit si mjete” dhe “tregtim ose menaxhim i kompanive”, ndërsa kërkohet për grupin e tij dënimi maksimal.

LEXO EDHE:

Back to top button