Pogba: Mos flisni kur nuk dini çfarë ndodh në prapaskenë

Shumë fjalë dhe shumë zhurmë, ndërsa më në fund Poll Pogba thyen heshtjen. Ai ka shkruajtur në “Instagram” në lidhje me largimin e tij dhe ka theksuar se mbetet i përqëndruar te “Djajtë e Kuq”.

Gjithmonë kam luftuar dhe gjithmonë do të luftoj për Man. Junajtedin, shokët e ekipit dhe fansat. Bla bla-t nuk janë të rëndësishme. E ardhmja është larg, e sotmja është e rëndësishme dhe jam 1000% i fokusuar!

Gjithmonë së bashku… gjithçka ka qenë e qartë mes meje dhe klubit dhe diçka e tillë kurrë nuk do të ndryshojë. Kur ju nuk e dini se çfarë ndodh në prapaskenë mos flisni”, – ka shkruar Pogba.

LEXO EDHE:

Back to top button