Në faqen e internetit të Qeverisë nuk janë publikuar të gjitha masat për paketën e katërt ekonomike

Dallimi prej 230 milion eurosh në vlerën e pakos së katërt të masave midis parashikimeve të qeverisë dhe matematikës së Alsat është për faktin se të gjitha fondet që do t’u shpërndahen qytetarëve dhe ndërmarrjeve nuk janë bërë publike. Qeveria u mburr me 470 milion, por përllogaritja e djeshme sipas të dhënave në faqen e internetit të Qeverisë tregoi vetëm 240 milion euro. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se paratë e tjera do të jenë në dispozicion në këtë pako masash. Ai pohon se kjo është një nga arsyet pse Qeveria, disa herë kur është pyetur për shumën konkrete, nuk është përgjigjur me shifrat përfundimtare se sa do të peshojë kjo ndihmë.

„Me masa komplet të reja, në pakon e katërt gjithsej janë 235 milion euro. Këto janë masa që asnjëherë, askund nuk përmenden. Nga të cilat në mënyrë shtesë, për masën e cila nuk u realizua në mandatin e kaluar, e dimë pse, dhe ajo është kredia e Bankës Botërore prej 90 milion euro- deklaroi Fatmir Bytyqi.

Sa i përket 160 milion eurove, para që duhet të sigurohen nga buxheti për këto masa, zëvendës- kryeministri thotë se rebalanci do të publikohet më së voni deri të hënën dhe më pas do të dihet se nga cili institucion shtetëror do të zvogëlohen shpenzimet më joproduktive. Përndryshe, me masat e reja, shteti planifikon të ndajë 70 milion euro si ndihmë për pagat për punëtorët dhe 26 milionë euro për qytetarët në formën e kartelave pagesore për ta rritur fuqinë e konsumit. Ndihma për kompanitë do të arrijë në rreth 140 milion euro. Punëdhënësit dhe sindikatat thanë se janë të kënaqur me masat.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button