Shqipëri, 127 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 127 raste të reja me Covid.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bën me dije se nga 820 testime të kryera kanë rezultuar pozitive me Covid 127 raste të reja duke e çuar në 13 518 të infektuar në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 103 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 4 të tjerë duke e çuar në 384 numrin e viktimave.

LEXO EDHE:

Back to top button