Poketinjo dalloi se kush meritor për fitoren ndaj Marsejës

Paris Sen Zhermen ka triumfuar në ndeshjen derbi ndaj Marsejës, e njohur në Francë edhe si “Classique”. Golat u shënuan nga Mbape (9′) dhe Ikardi (24′). Pas ndeshjes, trajneri i PSZH-së, Maurizio Poketinjo, meritat për fitoren ua dedikoi lojtarëve.

Ishte një paraqitje e mirë dhe solide. Jam vërtet i lumtur për lojtarët, për tifozët tanë, stafin tonë dhe klubin. Sepse mendoj se të fitosh këtë lloj loje është e rëndësishme për të gjithë. Pas një muaji, duke ndërtuar këtë marrëdhënie dhe duke vazhduar përmirësimin dita ditës, mendoj se është e rëndësishme të kesh këtë lloj lumturie dhe këto rezultate. Është gjithmonë një gjë e mirë të vazhdojmë të punojmë ashtu siç bëmë sot”, tha mes tjerash Poketinjo.

Pas kësaj fitore, PSZH qëndron e treta me 51 pikë, 3 më pak se lideri i Ligue 1, skuadrës së Lillës.

LEXO EDHE:

Back to top button