Polenta me salcë kërpudhash – një sugjerim i mrekullueshëm për drekë

Polenta me salcë kërpudhash - një sugjerim i mrekullueshëm për drekë

Përgatiteni sipas recetës së një shefi të famshëm italian. Nuk e keni provuar më mirë polentën se kjo me kërpudha.

Polenta është një pjatë tradicionale italiane që mund ta servirni për mëngjes, drekë dhe darkë. E gjitha varet nga ushqimet që shtoni. Nëse dëshironi të bëni një drekë të lehtë dhe të shijshme, atëherë ju sugjerojmë të provoni recetën e polentës në salcë kërpudhash nga shefi i famshëm italian Gennaro Contaldo.

Përbërësit e nevojshëm:
  • 1 l ujë
  • 250 g polentë
  • copë gjalpë
  • parmixhano

Për salcën:

  • pak vaj ulliri
  • 2 feta të trasha proshutë
  • 1 karotë
  • ½ qepë
  • 1 shkop selino
  • 300-400 g kërpudha
  • 200 ml salcë domate
  • 200 ml lëng mishi
  • 1 spec djegës
  • bishtat e majdanozit
  • kripë
Përgatitja:

Skuqini proshutën e grirë dhe karrotën në vaj pak të nxehur. Shtoni qepën e grirë hollë dhe selinon. Kur perimet të jenë zbutur, shtoni kërpudhat që i keni prerë në katërsh. Pas dy minutash, hidhni salcën e domates dhe kripën. Përziejini dhe derdhni lëngun e mishit dhe shtoni spec djegës të plotë. Më pas shtoni kërcellin e majdanozit të grirë. Gatuani edhe 30-35 minuta të tjera. Në një tenxhere vendosim ujin të vlojë dhe më pas shkrijmë gjalpin. Shtoni gradualisht polentën dhe gatuajeni derisa të trashet, duke e përzier vazhdimisht. Hedhim polentën në një pjatë, e spërkasim me parmixhan të grirë dhe sipër e hedhim salcën e kërpudhave dhe e spërkasim sërish me parmixhan.

LEXO EDHE:

Back to top button