Autoritete greke në ishullin Lesbos, në Greqi kanë sekuestruar 4,5 kilogramë kokainë. Sipas policisë kokaina vlerësohet të ketë vlerë gjysmë milionë euro.
Mediat greke bëjnë me dije se 2 bashkëpunëtorët kishin në plan të transportonin kokainën nëpërmjet portit në Pirea.
Por falë kontrolleve të policisë në port dyshja u frikësua, si rezultat ata u ndan nga njëri-tjetri për t’i shpëtuar policisë.
Në panik e sipër gruaja hyri në një restorant dhe fshehu çantën me kokainë në tualetin e loaklit, ndërsa vetë u largua.
43-vjeçarja ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë se lokalit, gjë që lehtësoi policinë në arrestimin e saj.
Gruaja pretendon se ajo thjesht e fshehu kokainën dhe se droga u transportua në ishull me anije nga 49-vjeçari i cili është identifikuar dhe është në kërkim.








