Policia kap në flagrancë grabitësin e barnatores në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ditën e djeshme ka parandaluar një grabitje në një barnatore në Shkup, transmeton Alsat. Policia ka arritur të kap 36-vjeçarin nga Shkupi gjatë një grabitje në rrugën “Video Smilevski Bato” në Shkup. Personi me iniciale E.A. duke kërcënuar të punësuarit ka arritur të grabis kasën, ndërsa për pak kohë është arrestuar nga policia. MPB shton se 36-vjeçari është arrestuar dhe se i janë marrë mjetet e grabitura. Kundër tij do të parashtrohet padi konkrete pas dokumentimit të plot të rastit.

LEXO EDHE:

Back to top button