Policia sekuestron 25 ton mjete piroteknike, paralajmërohet kallëzim penal
Policia sekuestron 25 ton mjete piroteknike, paralajmërohet kallëzim penal
Policia sekuestroi mbi 25 ton mjete piroteknike dhe ndaloi dy persona, njëri prej të cilëve ishte nëpunës policie. Aksioni u krye në pikëpagesën rrugore Gradsko, ku dy persona nga Shkupi u ndaluan gjatë kontrolloit të një automjeti mallrash.
Në automjet u gjet një sasi më e madhe e mjeteve piroteknike pa dokumentacion. Gjatë hetimit, një automjet tjetër mallrash i ngarkuar me mjete piroteknike u gjet para një depoje të një personi juridik nga Shkupi, ndërsa depotë u kontrolluan me urdhër gjykate, ku u sekuestruan mbi 25 ton mjete piroteknike. Ministria e Brendshme paralajmëron kallëzim penal.








