Policia vazhdon me kontrollet e shtuara në trafik

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.011.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 162 gjoba, prej të cilave: 31 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, katër për mosvënien e rripit të sigurisë. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se 12 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 41 për parkim të parregullt dhe 6 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

LEXO EDHE:

Back to top button