“Poligraf”: Kush përhapte informata të pasakta se shteti i Jemenit i ka shpallur luftë Izraelit?

“Poligraf”: Kush përhapte informata të pasakta se shteti i Jemenit i ka shpallur luftë Izraelit?

Informacione të pasakta se Jemeni i ka shpallur luftë Izraelit, kanë dalë edhe në mediat maqedonase.

 

Në agregatorin maqedonas të lajmeve time.mk, më 31.10.2023, u paraqit një klaster apo grup lajmesh “Jemeni i shpalli luftë Izraelit”, me të njëjtin titull në vend të parë, në të cilin pretendohet: “Jemeni është shteti i parë arab që zyrtarisht i shpall luftë Izraelit që nga viti 1973”.

Edhe portale tjera publikuan tituj të tillë të pasaktë, si: “Jemeni kyçet në konfliktin Izrael-Gaza”, ose titulli “(Video) Jemeni i shpall jozyrtarisht luftë Izraelit – hutit marrin përgjegjësinë për sulmet në jug të shtetit”

Pasi ky informacion i pasaktë u shfaq në mediat online në mbarë botën, më 01.11.2023 Shërbimi i Kontrollit të Fakteve i Associated Press publikoi artikullin: “Jemeni nuk i ka shpallur luftë Izraelit, përkundër pretendimeve në internet. Rebelët Huti lëshuan raketa”.

Të njëjtën ditë, edhe Newsweek botoi titullin me pyetje: “Kontrolli i fakteve: A i ka shpallur Jemeni luftë Izraelit?”, duke analizuar një Twitter video me ndikim, nën të cilën është shtuar konteksti: “Kjo shpallje lufte kundër Izraelit nuk është nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit, por nga rebelët Huti”.

Analiza e Newsweek-ut konkludon se “Jemeni nuk i ka shpallur luftë Izraelit” dhe se “pretendimi bazohet në një deklaratë të lëshuar nga aleanca e militarizuar e mbështetur nga Irani e quajtur Huti, të cilët kontrollojnë kryeqytetin e vendit. Ajo nuk është pjesë e qeverisë së mbështetur ndërkombëtarisht në Jemen”. Analiza e Associated Press konkludon të njëjtën gjë, duke thënë se “qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit nuk i ka shpallur luftë Izraelit”.

Prandaj, lajmi se “Jemeni i shpalli luftë Izraelit” nuk është i saktë. Publiku duhet të jetë i kujdesshëm me publikime të tilla, ndërsa mediat duhet të kontrollojnë informacionin që publikojnë, veçanërisht në situata të tilla delikate si konflikti në Izrael dhe Gazë.

LEXO EDHE:

Back to top button