Trepça nuk luan me Hapoellin, izraelitët tërhiqen nga garat e FIBA Europe Cup

Skuadra kosovare e basketbollit, “Trepça” nuk do të luaj përfundimisht me izraelitët e Hapoel Galil Elion në fazën grupore të FIBA Europe Cup, pasi që kjo e fundit është tërhequr nga kjo garë.

Është FIBA që i ka larguar nga faqja zyrtare e FIBA Europe Cup dhe ka fshirë ndeshjet e planifikuara të skuadrave izraelite. Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, FIBA kishte vendosur që ndeshjet e skuadrave izraelite të zhvillohen në Qipro. Por këto ekipe nuk ishin pajtuar me të gjitha kushtet e FIBA-s dhe vendosën të tërhiqen edhe zyrtarisht.

Tashmë në grupin G do të jenë vetëm tri ekipe: Trepça nga Kosova, Leideni i Holandës dhe Gravelines i Francës.  “Xehetarët” deri më tani i kanë zhvilluar dy ndeshje, duke u përballur nga njëherë me Leidenin dhe Gravelines. Në këtë fazë, mitrovicasit erdhën pasi arritën triumfin ndaj Tindastollin dhe Parnun, takime që u mbajtën në Estoni.

LEXO EDHE:

Back to top button