Politikanja suedeze pren flokët në Parlamentin Evropian, në solidaritet me gratë në Iran

Politikanja suedeze pren flokët në Parlamentin Evropian, në solidaritet me gratë në Iran

Një politikane suedeze preu flokët e saj gjatë një debati në Parlamentin Evropian, për të treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran.

Europarlamentarja me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, doli në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran.

“Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha ajo para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj.

Protestat shpërthyen pasi një grua e re me emrin Mahsa Amini vdiq, pasi u arrestua dhe dyshohet se u rrah nga Policia e Moralit të Iranit për mbajtjen keq të hixhabit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button