Posta, proces për zgjedhjen e bankës së re


Një ditë pas vendimit të Qeverisë, “Posta e Maqedonisë” ka filluar me procesin e bisedimit me bankat tregtare për lidhjen e kontratës së re për kryerjen e qarkullimit pagesor. Bankat brenda tre ditëve duhet t’i japin përgjigje “Postës” nëse janë të interesuara për bashkëpunim. Banka e re që do të lidh kontratë, do ta marrë vendin e bankës së falimentuar “Eurostandard” e me këtë do të zhbllokohej edhe qarkullimi pagesor. Kjo do të thotë që qytetarët mund të paguajnë llogari kurse postierët t’i dërgojnë pensionet nëpër adresat e shfrytëzuesve.

LEXO EDHE:

Back to top button