Prej nesër fillon aplikimi për lotarinë e kartës së gjelbër të SHBA-së

Prej nesër deri me 10 nëntor do të zgjasë aplikimi për lotarinë e kartës së gjelbër për në SHBA, për vitin 2020. Aplikimi bëhet përmes faqes zyrtare të internetit [/Users/ncilimanova/Downloads/dvprogram.state.gov] dvprogram.state.gov, ku ka udhëzime të plota, ndërsa kandidatët do të jenë në gjendje të kontrollojnë nëse janë zgjedhur përmes programit duke filluar nga 8 maj 2021.

Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriutinformon se pjesëmarrja në lotari është falas dhe rekomandon kandidatët të përgatisin dhe paraqesin aplikimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Secili kandidat duhet të printojë faqen e konfirmimit të aplikimit me numrin e tij unik dhe ta mbajë atë deri më 30 shtator 2022, në mënyrë që të mund të kontrollojë nëse është përzgjedhur. Numri përkatës është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse kandidati është përzgjedhur.

LEXO EDHE:

Back to top button