Presidenti i Italisë Serxho Matarella qëndroi sot në Shkup

Presidenti i Italisë Serxho Matarella qëndroi sot në Shkup

Gazetare: Fatlume Dervishi

Për herë të parë pas 23 vitesh, një president i Italisë vizitoi vendin dhe realizoi takme me kreun shtetëror. Presidenti Italian Serxho Matarella takoi homologun e tij në Shkup Presidentin Stevo Pendarovski për t’i përcjellë mbështetjen e vendit të tij për rrugën eurointegruese të Shkupit.

“Në këtë kontekst kërkova ndihmë nga Presidenti Matarella për menaxhimin e krizës energjetike gjegjësisht të na mundësohet qasje te mekanizmat dhe instrumentet e unionit për zbutjen e efektit negative mbi vendet tona nga kriza energjetike. Ky ishte një takim i rëndësishëm, siç u ka hije dy vendeve mike”, tha Stevo Pendarovski, President.

Presidenti italian takoi dhe kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe u drejtua me fjalim para deputetëve. Ai tha se Italia dhe BE-ja duan një Ballkan Perëndimor të sigurt dhe të integruar.

“Shkupi disa herë e konfirmoi angazhimin e sinqertë rreth parimeve mbi të cilat bazohet Evropa përmes vendeve të guximshme dhe shpesh të vështira dhe e dëshmoj vendosmërinë me të cilën hapëron drejt synimit të vendosur; anëtarësim në BE. Italia dhe Evropa e dinë se mund të mbështeten në ata vende siç është Maqedonia e Veriut e cila jo vetëm që dinte të ecte në rrugën e konsolidimit demokratik por tregoi edhe vullnet për zgjidhje vendimtare në përputhje me frymën evropiane në pyetjet e vështira të trashëguara nga e kaluara”. theksoi Serxho Matarella, President i Italisë./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button