Presidenti në Shqipëri, Bala: Shumica do të synojë një kandidaturë konsensuale

Presidenti në Shqipëri, Bala: Shumica do të synojë një kandidaturë konsensuale

Pas djegies së tre raundeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se shumica do të synojë sërish një kandidaturë konsensuale. Balla tha se opozita nuk propozoi asnjë emër konkret për kreun e ri të shtetit. Ndërkohë Enkelejd Alibeaj akuzoi edhe njëherë mazhorancën se e shkeli fjalën për zgjedhjen e presidentit të ri, duke u tërhequr nga marrëveshja e arritur më herët. Sipas Alibeajt, opozita mori pjesë në proces dhe shtoi se nuk ka asgjë për t’u qortuar në vendimmarrjen e saj. Tre grupet parlamentarë të opozitës dështuan të depozitonin sipas afatit pasditen e së dielës një kandidat të propozuar nga 20 deputetë. Në Konferencën e Kryetarëve që pritet të mbahet nesër ora 14:00 do të caktohet data për mbajtjen e raundit të katërt. Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit. Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, ky i katërti sipas Kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota që socialistët i kanë. Besohet se do të jetë data 5 qershor, për të votuar kandidaturën që do të propozohet nga PS. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button