Presidenti rus komenton vendimin e liderëve botërorë për të hequr dorë nga gazi rus

Presidenti rus komenton vendimin e liderëve botërorë për të hequr dorë nga gazi rus

Gazetar: Lluka Andreev

Rusia dhe Ukraina me kërcënime reciproke për sulme ndaj kryeqyteteve, Kiev dhe Moskë. Pasi rusët njoftuan dje se do të shkatërroјnë qendrat e komandës në Kiev, nëse vazhdojnë sulmet ukrainase në, siç thonë ata, territoret ruse, sot ukrainasit janë kundërpërgjigjur me të njëjtin ton.

Oleksеј Arestoviq, këshilltar i Presidentit Zelensky, tha se nëse rusët tejkalojnë shkallën e përshkallëzimit, Kievi do të hakmerrej me të njëjtën masë dhe do të kishte mundësi më të madhe për sulme ndaj Rusisë.

Presidenti Volodymyr Zelensky, pas një bisede telefonike me homologun amerikan Xho Bajden, tha se ndihma e re ushtarake amerikane do të arrijë në vendin e tij.

“Ne folëm për një paketë të re të mbrojtjes për Ukrainën. Ramë dakord për 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake, duke përfshirë armë, municione, sisteme artilerie, transportues të blinduar të personelit, helikopterë dhe më shumë”, tha Volodymyr Zelensky – President i Ukrainës.

Ai gjithashtu kërkoi embargo ndaj naftës ruse si dhe gatishmërinë e Evropës për të hequr dorë nga e gjithë energjia ruse.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vlladimir Putin tha se një veprim i tillë do të ishte i dëmshëm për ekonominë botërore.

“Përpjekjet e vendeve perëndimore për të larguar furnizuesit rusë, për të zëvendësuar burimet tona të energjisë me furnizime alternative, në mënyrë të pashmangshme do të ndikojnë në të gjithë ekonominë botërore. Pasojat e një hapi të tillë mund të bëhen mjaft të dhimbshme, mbi të gjitha, për iniciatorët e një politike të tillë”, u shpreh Vlladimir Putin- president i Rusisë.

Sipas Kremlinit, për momentin nuk ka ende kushte që të dy presidentët të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të mos shohin përparim në bisedimet.

Ndërkohë, Kievi thotë se forcat ruse po synojnë lindjen e vendit dhe kërkojnë hakmarrje për dëmin. Krahas betejës së intensifikuar në Donbas, sulme të ashpra po zhvillohen edhe në Detin e Zi. Forcat e armatosura ukrainase granatuan anijen kryesore të flotës ruse të Detit të Zi, të quajtur “Moska”, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes bën me dije se anija vetëm është përfshirë në zjarr dhe është ende në gjendje të mirë dhe ekuipazhi është evakuuar./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button