Rekord Guines, familja më e gjatë në botë

Rekord Guines, familja më e gjatë në botë

Një familje nga Minesota ka arritur të shënojë rekord botëror dhe të futet në librin e rekordeve Guines si familja më e gjatë në botë. Gjatësia mesatare e familjes është 203 centimetra. Më i vogli i familjes është vetëm 22-vjeç – Adam Trapp, i cili është më i gjatë se dy motrat dhe prindërit. Ai është 221.71 centimetra i gjatë. Savanna Trapp- 27-vjeçe, është e dyta me 203.6 centimetra. Pas saj radhitet motra tjetër 24-vjeçe, e cila është 197.26 centimetra. Sa i përket prindërve – e ëma e tyre konsiderohet si më e shkurta në familje me “vetëm” 191.2 centimetra, e kryefamiljari Scott është 202.7 centimetra./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button