Presidentja e BERZH: Sot është një mundësi për të njohur pikat e forta të Ballkanit Perëndimor

Presidentja e BERZH: Sot është një mundësi për të njohur pikat e forta të Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Bankës Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, sot në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor ka folur për shtetet e këtij rajoni.

Presidentja në fjalimin e saj ka thënë se ky samit është një mundësi e mirë për të njohur pikat e forta të shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha se BERZH është dhe ka qenë partner i përkushtuar i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“BERZH ka qenë dhe do të jetë një partner i fortë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë të BE-së në këtë agjendë reformash”, tha Odil ndër të tjera.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë pjesë e historisë së suksesit të BERZH-it pothuajse që nga lindja e Bankës. Ne kemi udhëhequr rrugën për investime në Ballkanin Perëndimor”.

“Dhe ne jemi të vendosur të ndihmojmë në krijimin e klimës dhe kushteve më të mira. Sot është një mundësi tjetër për ne që të njohim pikat e shumta të forta të rajonit”, tha Odil.

“Dhe më pas, së bashku me investitorët, t’i kthejë ato pika të forta në përparim të vërtetë për ekonomitë e saj dhe, më e rëndësishmja, për njerëzit e saj”.

LEXO EDHE:

Back to top button