Presidentja Siljanovska arsyeton Mickoskin

Gazetar: Ajnur Bafqari

Presidentja Siljanovska vlerëson se Maqedonia e Veriut nuk do të pres dekada për anëtarësim për shkak të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa deklaratën që kryeministri e dha dy ditë më parë në këtë drejtim, thotë se ishte dhënë në kushte hipotetike. Siljanovska Davkova, thotë se nëse shihet përmes prizmit të skriningut dhe kapaciteteve reformuese, vendi shumë shpejtë do të bëhej anëtare në BE.

“mendoj se deklarata e kryeministrit ishte në drejtim të, ‘nëse duhet” jo, unë mendoj se ne duhet pas Malit të Zi, nëse krahasohemi teknikisht se jemi thellë të futur në procesin euro-integrues, flas nëpërmjet prizmës së reformave, por keni të drejtë, nuk do të mund të flisja unë klasterë dhe për kapituj, sikur kolegu im, sepse për herë të parë edhe në historinë e BE-së vendosen kushte të tillë që të fillohen bisedimet“, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e RMV-së.

Ndërsa homologu i saj malazez tha se Maqedonia e Veriut gëzon mbështetje të plotë nga Mali i Zi. Milatoviq foli edhe për shanset reale që Mali i Zi të anëtarësohet në BE në vitin 2028.

“ Si vend udhëheqës në procesin e bisedimeve, këtu dua të them qartë se  Mali i Zi e mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Te ne ky shtet do të ketë gjithmonë  një aleat dhe mbështetje të plotë…Mali i zi ka vendosur qëllim ambicioz, por vlerësojmë se është e realizueshme që të bëhet vend anëtar në BE në vitin 2028 dhe të tregojmë se perspektiva evropiane nuk është vetëm ëndërr por edhe realitet”, deklaroi Jakov Milatoviq, President i Malit të Zi.

Presidentët folën edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve./ Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button