Prezervativë të falsifikuar të sekuestruar në Serbi, të shitur nën emrin dhe logon e një “marke të njohur”

Më shumë se 200,000 prezervativë nga Kina, të deklaruar në mënyrë të rreme si lodra, kanë anashkaluar kërkesat e kontrollit të cilësisë të Bashkimit Evropian, duke i ekspozuar konsumatorët ndaj rreziqeve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, shtatzënive të padëshiruara dhe kimikateve e materialeve të rrezikshme, raportoi Euronews.

Në BE, prezervativët klasifikohen si pajisje mjekësore dhe duhet të përmbushin standarde të rrepta shëndetësore dhe sigurie, duke përfshirë kontrollin e ndotjes mikrobiologjike, biokompatibilitetin, rezistencën ndaj rrjedhjeve, dimensionet e përcaktuara, afatin e ruajtjes dhe stabilitetin. Produktet e falsifikuara nga Kina i kanë anashkaluar të gjitha këto kërkesa, sipas Petr Klement, kreut të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit.

“Prezervativët e falsifikuar janë të rrezikshëm. Ato janë të patestuara, të pakontrolluara dhe të pasigurta”, tha Clement.

Prezervativët e falsifikuar, të cilët vlerësohen të kenë një vlerë totale prej më shumë se 200,000 eurosh, u sekuestruan në Rumani, Serbi dhe Spanjë.

Sipas Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), produktet e pakontrolluara shiten në Evropë nën emrin dhe logon e një marke të njohur. Zyra nuk e zbuloi emrin.

Është e vështirë të jepen shifra të sakta për shkak të natyrës së rrjeteve të paligjshme. Mallrat e falsifikuara janë të vështira për t’u gjetur, ashtu si edhe informimi i konsumatorëve individualë që mund të kenë blerë prezervativë të tillë, tha OLAF.

Në bashkëpunim me autoritetet kineze, OLAF ka identifikuar eksportuesin që qëndron pas dërgesave të kontestuara, por nuk po e publikon emrin e tij në këtë kohë.

LEXO EDHE:

Back to top button