Procedurat për qeverinë teknike pas 22 janarit, mbetet i paqartë fati i anëtarit të KSHZ-së

Procedurat për qeverinë teknike pas 22 janarit, mbetet i paqartë fati i anëtarit të KSHZ-së

Gazetare: Fatlume Dervishi

Duke filluar nga 22 janari dhe deri më 28 janar, në Kuvend do të zhvillohen disa nga aktivitetet më të rëndësishme rreth qeverisë teknike dhe aspekteve të tjera ligjore që duhet t’u paraprijnë zgjedhjeve të 8 majit. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi realizoi sot koordinimin e zakonshëm të së hënës, të parin për këtë vit kurse pas përfundimit të tij, nga kabineti njoftuan se:

“Nga 22 deri 28 janar në seanca plenare do të realizohen procedurat e mëposhtme: Konstatim i dorëheqjes së kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, informimi i presidentit për dhënien e mandatit për kryeministrin e ri, zgjedhja e qeverisë, ministrave, zv/ministrave dhe zv/ministrave plotësues si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit dhe verifikim i mandatit të deputetit të ri nga njësia zgjedhore nr.5”, njoftojnë nga Kuvendi.

Në koordinim nuk mori pjesë VMRO-DPMNE-ja e cila prej kohësh I bojkoton këto koordinime kurse këtë herë nuk ishte as opozita shqiptare të cilët filluan bojkotin pak ditë më parë, për shkak të moszgjedhjes së anëtarit të tyre të KSHZ-së.

Nuk është e qartë akoma nëse Xhaferi do ta vendosë në rend dite në votim anëtarin e KSHZ-së nga radhët e opozitës shqiptare, përpara se japë dorëheqje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button