Procesi i zgjedhjes së prokurorëve për te Ruskovska dhe Prokuroria e Lartë e Shkupit, në përfundim e sipër

Këshilli i Prokurorëve mori vlerësimet e prokurorëve, që aplikuan për punë në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Kandidatët që nuk janë të kënaqur me notën, që luan rol në përzgjedhjen e tyre, brenda tetë ditësh kanë të drejtë ankese. Pasi të ketë përfunduar ky proces, Këshilli i Prokurorëve do të duhet të thirr seancë dhe ta bëjë zgjedhjen përfundimtare për pesë vende të lira në prokurorinë e Vilma Ruskovskës, dhe pesë vende në Prokurorinë e Lartë të Shkupit.

- Advertisment -

Ekipimin e ekipit të Ruskovskës, me pesë prokurorë të rinj e mundëson Ligji i ri mbi Prokurorinë. Por, Ruskovska ka theksuar disa herë se Shpallja nuk iu referohet ish-prokurorëve specialë që u kthyen në zyrat e prokurorive amë, pas shuarjes së PSP-së. Ajo gjithashtu theksoi se ata nuk do të kenë përparësi ndaj prokurorëve të tjerë, që konsiderojnë se i plotësojnë kushtet për të punuar në lëndë në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shumica e ish-prokurorëve nga ekipi i Katica Janevës aplikuan për shpalljen që u publikua këtë vjeshtë. Prokurorët Lençe Ristovska dhe Stefço Donev nuk aplikuan për punë te Ruskovska, si dhe Gavril Bubevski para zgjedhjeve përfundimtare dhe pas vlerësimit e tërhoqi kandidaturën e tij. Për më tepër, disa prej prokurorëve që punojnë në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit aplikuan për në Prokurorinë e Lartë të Shkupit

Bojan  Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button