Procesi zgjedhor në veri po zhvillohet qetë, Elshani: Deri tani gjithçka normale
Procesi zgjedhor në veri po zhvillohet qetë, Elshani: Deri tani gjithçka normale
Procesi zgjedhor në veri të Mitrovicës po zhvillohet pa ndonjë incident, ndërsa kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka deklaruar se situata në terren është e qetë dhe nën kontroll të plotë.








